Shënohet dita e Bujanocit dhe e "Sezai Surroit" (Foto)
Lokale

Shënohet dita e Bujanocit dhe e "Sezai Surroit" (Foto)

08.May.2015 13:35
0
Komuna e Bujanocit sot ka shënuar ditën e saj dhe të shkollës së mesme me mësim në gjuhën shqipe, "Sezai Surroi".

“Dita e Komunës së Bujanocit” është shënuar sot me një seancë solemne të Kuvendit Komunal të cilën e kishte thirru kryetari i Kuvendit, Jonus Musliu.

“Dita e Komunës së Bujanocit” përkon me “Ditën e Evropës” më 9 maj, mirëpo duke ditur se të shtunën ditë pushimi, zyrtarët kanë vendosur që atë ta shënojnë në ditën e fundit të punës së kësaj jave.

Veç seancës, kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka shpalosur flamurin e Bashkimit Evropian në ballkonin e ndërtesës së administratës lokale.

Edhe shkolla e mesme “Sezai Surroi” të premten shënoi ditën e saj me një program të begat kulturoro-artistik të përgatitur nga nxënësit dhe profesorët e kësaj shkolle.

Në mesin e mysafirëve, përveç përfaqësuesve të institucioneve të vetëqeverisjes lokale, arsimore, e fetare, morën pjesë edhe përfaqësues nga familjet që kontribuuan në ngritjen e shkollës “Sezai Surroi”.

Me elaborimin e historikut të shkollës, para nxënësve dhe profesorëve u paraqit ushtruesi i detyrës së drejtorit Zejni Fejzullahu, kryetari i komunës Nagip Arif dhe i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu.

Gjithashtu, fjalën e mori edhe kontribuuesi në ngritjen e kësaj vatre arsimore, Shaban Xheladini. /Titulli.com/

Matoshi pret Abazin: Mbështesin angazhimin për hapjen e pikëkalimit drejt Medvegjës
Bujanoc: 99 kontrata të përkohshme "punësimi" (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration